Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ylli i “Peaky Blinders” Paul Anderson akuzohet për sjellje të pahijshme gjatë serialit!

Ylli i “Peaky Blinders”, që luan rolin e Arthur Shelby, është futur në telashe pasi akuzohet nga njëri prej kolegëve të serialit të famshëm për sjellje të pahijshme gjatë xhirimeve të finales së madhe, duke vënë kështu në pikëpyetje rolin e tij. Për të nisi menjëherë një investigim nga organizatorët e BBC, edhe pse vetë aktori mohoi me forcë çdo lloj sjellje të pahijshme nga ana e tij dhe shtoi se beson fort që ky hetim do të nxjerrë në dritë pastërtinë e figurës së tij.

Paul Anderson 44 vjeç, ka qenë një nga figurat më të pëlqyera dhe të suksesshme të serialit, duke u shfaqur në çdo episod së bashku me aktorin kryesor Cillian Murphy (Tommy Shelby). ‘Peaky Blinders’ bazohet në histori të vërtetë të një bande famëkeqe në Birmingham që ekzistonte në vitet 1890.

Rikujtojmë, se aktori Joe Cole, i cili luajti rolin e John Shelby në serialin “Peaky Blinders” ka deklaruar se arsyeja pse u largua nga seriali ishte sepse është serial i Cillian Murphy. Cole tha se ai nuk ishte kurrë në qendër të vëmendjes kur lunate rolin e John Shellby. Cillian Murphy, ka rolin e Thomas Shelby, i cili është roli kryesor në seralin i cili ka publikuar së fundmi sezonin e 6-të.