Celebrities Film & Tv

Më në fund, zbulohet se kur do të nisë sezoni i gjashtë i “Peaky Blinders”!

Së fundmi është zbuluar data e publikimit të sezonit të gjashtë të serialit “Peaky Blinders”. ‘BBC One’ ka njoftuar se seriali do të nisë më 27 shkurt dhe do të ketë në total 6 episode, të cilat do transmetohen të dielave. Ndërkohë, ‘Netflix’ ende nuk ka lajmëruar në lidhje me datën e lançimit të sezonit të fundit në platformë. Aktori Cillian Murphy do të rikthehet në rolin e Tommy Shelby i cili do të përpiqet për të gjetur një mënyrë që “Peaky Blinders” të largohen nga jeta e paligjshme dhe e rrezikshme.

Në serial do të rikthehen dhe aktorët Tom Hardy, Paul Anderson, Finn Cole, Anya Taylor-Joy dhe Sophie Rundle. Skenaristi, Steven Knight deklaroi se:

Banda ‘Peaky Blinders’ do të rikthehet sërish. Këtë sezon ne e gjejmë familjen në rrezik ekstrem dhe aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Ne besojmë se ky sezon do të jetë më i miri nga të gjithë dhe fansat do e pëlqejnë. Edhe pse serialit i ka ardhur fundi, historia do të vijojë në një tjetër formë, mbase në një film.

‘Peaky Blinders’ bazohet në histori të vërtetë të një bande famëkeqe në Birmingham që ekzistonte në vitet 1890. Ndërkaq, ju rikujtojmë se para disa kohëve një lajm i trishtë i mërziti të gjithë fansat e serialit. Ylli i “Peaky Blinders”, Helen McCrory u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare pak pasi u diagnostifikua me kancer. Bashkëshorti i saj Damian Lewis njoftoi lajmin e trishtë duke shprehur se:

Unë jam zemërthyer të njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga dashuria mes miqve dhe familjes.