Celebrities Showbiz

Ylli i “Squid Game” O Yeong-su akuzohet për ngacmim seksual!

Aktori i njohur i “Squid Game”, O Yeong-su është akuzuar për ngacmim seksual pasi dyshohet se ka prekur një grua në mënyrë të papërshtatshme. Një grua pretendonte se fituesi i çmimit “Golden Globe” e preku atë në mënyrë të papërshtatshme në mesin e vitit 2017. Gruaja në fjalë kishte paraqitur një ankesë në polici në dhjetor të vitit të kaluar, por ata e mbyllën çështjen në prill pa ngritur akuza kundër Yeong-su.

Por zyra e prokurorit në Suwon, në jug të kryeqytetit të Seulit, rihapi çështjen dhe hetoi akuzat, të cilat Yeong-su i ka mohuar vazhdimisht. Aktori ka folur më parë për akuzat, duke thënë për mediat lokale vitin e kaluar se ai kishte ‘kapur dorën e gruas në fjalë për t’i treguar asaj rrugën përreth një liqeni’. Yeong-su fitoi çmimin e parë “Golden Globe” të Koresë së Jugut në janar për rolin e tij si plaku me emrin Oh Il në serialin hit të Netflix, “Squid Game”.

I lindur në vitin 1944 në atë që tani është një qytet kufitar i Koresë së Veriut të Kaepung, O konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës në Korenë e Jugut, duke u shfaqur në më shumë se 200 produksione skenike që nga viti 1963 dhe duke fituar një numër çmimesh të mëdha.

Ai gjithashtu ka luajtur shumë personazhe karizmatike në filma dhe shfaqje televizive. Rikujtojmë, se Yeong-su gjithashtu foli për “Sindromën e Squid Game” dhe tha se shumë njerëz po përpiqen ta kontaktojnë atë pas famës, saqë atij i është dashur që vajza e tij ta ndihmojë atë.

Ndihem sikur po notoj në ajër. Unë duhet të qetësohem, të organizoj mendimet e mia dhe të mbaj veten në kontroll tani. Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza ime më ka ndihmuar. Gjërat kanë ndryshuar mjaftueshëm. Edhe kur dal në një kafene apo diku tjetër, tani duhet të jem i vetëdijshëm se si u shfaqem të tjerëve. Më ka bërë të mendoj: ‘Të jesh i famshëm është gjithashtu e vështirë.’