Celebrities Film & Tv Showbiz

Do të luhet për jetë a vdekje?! “Squid Game” tanimë një realitet!

“Squid Game”, seriali i Netflix që theu rekorde të shumta, do të kthehet në një reality show, ku njerëzit do të konkurrojnë me lojërat që shfaqen aty. Por mos u shqetësoni, nuk do të luhet për jetë a vdekje! Gjatë serialit, i cili është konfirmuar për një sezon të dytë, konkurrentët mblidhen në një ishull dhe garojnë kundër njëri-tjetrit me grupe, në lojëra fëmijërie, popullore në Korenë e Jugut.

“Squid Game: The Challenge”, do të jetë një kompeticion i bazuar mbi serialin dhe fituesit do të mund të sigurojnë deri në 4,56 milionë dollarë. Netflix tha se në garë do të marrin pjesë 456 konkurrentë, çka do ta bëjë këtë garën më të madhe televizive në histori. Megjithatë, nuk është zbuluar ende cili do të jetë ndëshkimi i kukullës gjigante për ata që kapen duke lëvizur, apo i rojeve për ata që nuk arrijnë të presin formën e duhur të biskotave. E sigurt është vetëm se nuk do të vriten.

Rikujtojmë, se Netflix ka publikuar së fundmi një trailer të shkurtër për sezonin e dytë të serialit të suksesshëm dramatik “Squid Game”, së bashku me një mesazh nga krijuesi, shkrimtari, regjisori dhe producenti ekzekutiv Hwang Dong-Hyuk duke treguar detaje se cilët personazhe po rikthehen për sezonin e dytë. 

Dinosaur, xhet luftarakë, superheronj dhe animacion. Kjo është panorama e kësaj vere në kinema. Dhe ashtu siç ishte parashikuar, “Jurassic World dominion” pushtoi ekranet, që prej fundjavës së premierës, me arkëtime plot 143 milionë dollarë. “The bad guys” qëndron prej 8 javësh në ‘Top 5’, duke arkëtuar edhe 2.3 milionë dollarë të tjerë, në një total prej 92 milionë dollarësh. “The Bob’s burgers movie” shkon në vend të 4 me 2.3 milionë dollarë për të tretën javë rresht.