Celebrities Gossip Showbiz

Për t’u përafruar me rolin në serialin e ri si bose e drogës, Sofia Vergara detyrohet të bëjë ndryshime në pamjen e saj dhe jo vetëm…

Ndjekësve dhe fansave të aktores së njohur Sofia Vergara nuk mund t’i shpëtojë asnjë ndryshim i saj. Së fundmi ata kanë arritur të vënë re ndryshimet për rolin e saj në serialin e ardhshëm të Netflix, “Griselda”. Kolumbianja, e cila kaq shpesh mahnit me postimet, bukurinë dhe pamjen e saj marramendëse, ka pësuar një transformim të madh fizik për rolin në të cilin do të interpretojë bosen e drogës të viteve 1980, Griselda Blanco.

Edhe pse jo aq e profilit të lartë sa bosët e karteleve si Pablo Escobar apo ‘Miguel Ángel Félix Gallardo, Griselda Blanco ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në biznesin e drogës në SHBA, duke kontrolluar tregtinë e drogës në Miami.

Producenti ekzekutiv i serialit, Eric Newman, i cili gjithashtu ishte producenti kryesor pas ‘Narcos’ të Netflix-it, shpjegoi se Vergara duhej ta vendoste veten në limite si fizikisht ashtu edhe mendërisht për t’u përgatitur për rolin. Në një intervistë për Entertainment Weekly ai u shpreh se:

Ajo e dinte se duhej të përfshihej plotësisht në këtë rol dhe jo të ndihej e pasigurt dhe e frikësuar, por e dinte se gjithçka që kishte ishte puna e saj, se duhej ta çonte veten deri në limite. 

Për të ndryshuar tiparet e fytyrës dhe për ta ndihmuar atë të përafrohet më fizikisht me Griseldën, Vergara-s iu desh të përdorte shumë grim dhe proteza, dhe fansat mezi e njohën atë kur u bënë publike fotot e para nga seriali.