Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen arsyet që çuan në një krizë mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez!

Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të përfundojnë në një divorc. Që kur u rilidhën pas gati dy dekadash, çifti vendosi të martohej shpejt dhe të përpiqej të jetonte një jetë së bashku. Të shumta kanë qenë fotografitë e kapura nga paparacët, që tregojnë Ben Affleck të mërzitur e shqetësuar. Edhe pse çifti ka zgjedhur t’i mohojë këto lajme duke bërë dalje ku shihen edhe të lumtur, së fundmi mediat e huaja thonë se ata janë drejt divorcit.

Lopez është parë në shumë vende e vetme, pa Ben Affleck. Ajo e festoi ditën e nënës e vetme me miqtë ndërsa Ben ishte vetëm në Tom Brady Netflix Comedy Roast. Ndërkohë që burime të afërta me çiftin thotë se të dy tashmë po përpiqen t’i bëjnë gjërat të funksionojnë përmes terapisë në çift. Sipas burimit, Ben është ai që po përpiqet ta bëjë të funksionojë sepse nuk dëshiron që një martesë e dytë të dështojë. Burimi e njeh Affleck për më shumë se dhjetë vjet dhe e di mirë situatën brenda shtëpisë së atij çifti.

Mes thashethemeve të vazhdueshme për divorc dhe lajmeve se të dy po jetojnë në shtëpi të ndara, burime të shumta treguan për tensionin që dyshja kanë aktualisht. “Ata thjesht kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për vëmendjen e medias. Beni urren gjithë vëmendjen dhe kjo e bën atë shumë të parehatshëm. Jennifer ka pasur gjithmonë një qasje të ndryshme”-tha një burim.

Lopez dhe Affleck rindezën romancën në vitin 2021, gati 20 vjet pasi ata anuluan fejesën e parë. Javën e kaluar, revista People raportoi se Affleck aktualisht nuk jeton në rezidencën në Bel Air që ai dhe Lopez blenë së bashku vitin e kaluar. Në vend të kësaj, ai po qëndron në një nga pronat e tyre të tjera ndërsa filmon “The Accountant 2”. Thashethemet për një ndarje qarkulluar që kur Affleck u pa në dalje të ndryshme gjatë fundjavës pa unazën e tij të martesës.