Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet i ftuari special mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. Sezoni i ri do të nis këtë javë, çdo të shtunë nga data 30 shtator në ekranin e Top Channel do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar të ftuarin special. Si rrallëherë, Lorik Cana do të jetë në një rrëfim ekskluziv për “Më lër të flas”! Shumë surpriza, mos e humbisni, sonte ora 21.00 në Top Channel me Donald dhe Romeo Veshaj

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Në pjesën e postuar duket se një prej të ftuarave, Olsa Muhameti ndjehet keq dhe ngrihet në këmbë e trembur gjatë emisionit. Por duket e gjitha ishte një shaka nga vëllezërit Veshaj me planin për të trembur Olsën me rastin e Halloween-it. Gjithçka do ta zbulojmë nesër në orën 21:00 në Top Channel.