I ftuar emisionin “Pardon My French” ka qenë Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në lidhje me projektin e tij më të ri për shqiptarët dhe arbëreshët në Siçili dhe në Kalabri. Një seri dokumentarësh shumë interesantë.
Duke qenë se për 600 vite e kanë ruajtur të gjithë këtë a nuk ndihet sikur në këto momente që i gjithë globi po përjeton globalizmin, rrjetet sociale a nuk është ky një moment i vështirë? Pra duke qenë pjesë e zhvillimit të gjuhës anglisht dhe jo vetëm ata nuk janë më të mbyllur dhe të ‘izoluar’ siç kanë qenë në fillim. A ka ndjerë Loriku një lloj rreziku?
Pika e parë pse e kemi bërë këtë është që ta mbajmë vetëm shqip – shqip – arbërisht. Edhe në mënyrën se si është komunikuar gjatë dokumetarit ndonjëherë nuk i kuptoj se çfarë thonë ata. Pas 600 viteve po kalojnë një moment të zinxhirit i cili po ndërpitet për aryset siç e thamë të globalizmit dhe për arsyen se është një pjesë e madhe e rinisë që ka ikur. Ato qyteza kanë filluar pak e nga pak të zbehen, jo nga përkatësia e të qenit arbëresh por nga pjesa e gjuhës që është thelbësore. Nga ana tjetër është një mrekulli antropologjike që për ne është një rast unik.