Botë e Çuditshme

Zbulohet nga shkencëtarët një specie e rrallë maceje në malin Everest!

Një mace e egër e pakapshme është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët në malin Everest. Macet e Pallas, siç quhen, kanë krijuar shtëpinë e tyre në një nga majat më të larta në botë. Kjo specie e rrallë, e përshtatur me kushtet e ftohta të Azisë, mund të mos jetë aq e famshme sa luani apo tigri. Është në madhësinë e një maceje të vogël të zbutur, me veshë të rrumbullakosur, një trup të fortë dhe një shprehje të përhershme të mërzitshme.

Një ekspeditë e Everestit për National Geographic rezultoi në zbulimin e ekzemplarëve të maceve të Pallas në dy vende të ndryshme në Parkun Kombëtar Sagarmatha të Nepalit. Këto mace malore janë një specie e rrezikuar, e egër, e gjetur fillimisht në stepat malore të Azisë Qendrore. Për nga përmasat janë si macet shtëpiake normale, rreth 4.5 kg dhe bien në sy sepse kanë lesh të trashë për të ftohtin, këmbë të shkurtra dhe veshë të çuditshëm.

Këto mace preferojnë të qëndrojnë në shkëmbinj ose në peme për të mos u vënë re, ndërsa ushqehen me brejtës të vegjël, lepuj dhe zogj. Ekipi hulumtues publikoi gjetjet e tyre në revistën Cat News. Biologia Tracy Simon, një nga drejtuesit e ekspeditës në Shoqërinë e Ruajtjes së Kafshëve të Egra tha se:

Është e mahnitshme të zbulosh prova të kësaj specie të rrallë dhe të jashtëzakonshme në krye të botës. Zbulimi i maces Pallas në Everest ndriçon biodiversitetin e pasur të këtij ekosistemi të largët të lartë alpin dhe shtrin gamën e njohur të kësaj specie në Nepalin lindor. Shpresojmë që konfirmimi i kësaj specie të re karizmatike do të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin për diversitetin e specieve në këtë sit ikonik të Trashëgimisë Botërore.