Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet shkaku i vërtetë i dramave në kastin e “Don’t Worry Darling”?!

Prej muajsh, spekulimet kanë qarkulluar rreth asaj se çfarë ndodhi saktësisht në xhirimet e filmit thriller psikologjik të Olivia Wilde, Don’t Worry Darling, u fol për një grindje midis regjisores Olivia dhe yllit kryesor Florence Pugh, thashetheme për mosmarrëveshje për pagat, madje edhe akuza se romanca e Olivia me këngëtarin Harry Styles i bëri anëtarët e kastit ‘të pakëndshëm’.

Ndërsa shumë spekulime kanë qarkulluar për skandalet e prapaskenave, pak dritë është hedhur mbi atë që ndezi dramën e bujshme… deri më tani. Kohët e fundit u pretendua se Florence dhe i dashuri në ekran, Harry, ndanë një ‘puthje’ jashtë ekranit gjatë xhirimeve, një zbulim që ngre pyetjen: A ishte ky shkaku për të gjithë zhurmën?!

Një dado që kujdesej për dy fëmijët e Olivia-s dhe ish-it të saj Jason Sudeikis, Otis, tetë vjeç dhe Daisy, gjashtë vjeç, pretendoi për DailyMail.com javën e kaluar se aktorja, 38 vjeçe, ishte ankuar tek i fejuari i saj i atëhershëm, 47 vjeç, se Harry, 28 vjeç dhe Florence, 26 vjeç, po lidheshin me prapaskenat, diçka që një burim i brendshëm e ka përsëritur tani për The Sun.

Harry dhe Florence kishin kimi që nga fillimi, gjë që përkthehej jashtëzakonisht mirë në ekran.

Sipas burimit, Florence dhe ish-i dashuri i saj Zach Braff kishin shkuar tashmë në rrugë të ndara kur ajo u lidh me Harry-n, pavarësisht se nuk doli publikisht me ndarjen e tyre deri disa muaj më vonë.