Horoskopi Love & Sex

Zbuloni partnerin ideal të shenjës së Luanit!

Të gjithë ju që i përkisni shenjës së Luanit, e dini mirë që nuk jeni tipa aq të zakonshëm, të qetë, përkundrazi. Po cilët janë partnerët që ju përshtaten më shumë?

Mashkulli ideal për femrën e Luanit

Duke qënë besnikë nga natyra, femra e Luanit ka nevojë për një mik të cilin mund ta çmojë dhe ta admirojë në mënyrë të pakushtëzuar edhe për cilësitë e tij morale. Mashkulli ideal për këtë femër duhet të mbajë parasysh se sa pak e prirur është ajo për të pranuar sidomos në dashuri çdo formë kompromisi që e zhgënjen dhe e trishton. Nga mashkulli i saj kjo femër pret përkrahje, zemërgjerësi dhe marrëdhënie të ngrohta seksuale, por dhe shumë respekt që të ndihet më e lirë. Padyshim ajo është e gatshme t’i pranojë dobësitë e burrit që dashuron, por nuk pranon kurrë shpirtvogëlsinë.

Femra ideale për mashkullin e Luanit

Këtij mashkulli i duhet një mike me shije të holla, asnjëherë vulgare, një grua e kultivuar, inteligjente me të cilën ai mund të krenohet në shoqëri dhe me miqtë. Duke qënë xheloz ai kërkon një partnere besnike. Mashkulli i Luanit është ai që e duron më pak xhelozinë, me të gjitha rrjedhojat e saj ndonëse vetë është tip që kërkon të sundojë të tjerët. Në këto marrëdhënie ai është i përgjegjshëm, zemërgjerë, përkrahës mjaft i gjindshëm.