Gossip Showbiz

Zbuloni reagimin e Anxhela Peristerit rreth rezultatit!

Këtë vit, në “Eurovision Song Contest 2021”, Shqipëria është përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, por ajo u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

Këngëtarja e zotëroi skenën e madhe, dha një spektakël të vërtetë edhe pse nuk arriti të marrë ndonjë çmim të parë.
Vendi ynë ia doli të shkonte në finale e u vlerësua si një prej këngëve më të mira.
Nga ana tjetër, veshja e Anxhelës u krahasua me atë të Beyonce-s.

Pas përfundimit të këtij rrugëtimi, artistja ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe ata që e votuan. Ajo u shpreh se gjatë të gjithë karrierës së saj, ky moment ka qenë një ndër ndjesitë më të bukura dhe se do të donte ta ripërjetonte sërish këtë eksperiencë.

Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për çdo mesazh që më keni dërguar dhe për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë në Eurovision!
Ju jam shumë mirënjohëse dhe sinqerisht është ndjesia më e bukur që kam përjetuar gjatë gjithë karrieres sime!
Ishte një super eksperiencë që do e ribëja padiskutim shumë herë dhe do më mungojë shume kjo ndjesi dhe ajo skenë!
Ju dua shume! (Inboxi im është plot dhe të më falni që nuk kam mundur tju kthej përgjigje të gjithëve)
Për të gjithë ju që më shkruani, të mos mërzitem se është çdo gjë politike, ju siguroj që nuk jam merzitur fare! E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi. Unë e di se kush jam, me çfarë po paraqitem dhe çfarë meritoj dhe atë që më shumë doja e mora pa kursim! Dashurinë tuaj!
Ju falenderoj që ishit krenarë për mua!

Ky është postimi që ka bërë Anxhela pak orë më parë.

Kujtojmë se Shqipëria për herë të parë ka marrë pjesë në “Eurovision” në vitin 2004, me Anjeza Shahinin, e cila arriti të pozicionohej në vendin e 7-të në finale.

Ndër vite, Shqipëria ka arritur të renditet në pozicione mjaft të mira, në vitin 2008, të përfaqësuar nga Olta Boka, arritëm në vendin e 17-të.

Më pas në vitin 2012, Rona Nishliu mundi t’ia dalë të poziciononte Shqipërinë në vendin e pestë. Ndërsa Eugent Bushpepa, në vitin 2018, arriti të siguronte vendin e 11-të me këngën e tij, “Mall”.

Le të themi se pozicioni i 21-të i Anxhelës, me një performancë të tillë dhe një këngë të fuqishme, ishte pak zhgënjyes.
Por gjithsesi,  ne i urojmë suksese Anxhelës dhe shumë arritje të tjera teksa shijojmë edhe një herë performancën e saj në finalen e “Eurovision”!