Health & Beauty Lifestyle

Zbuloni tre modele thonjsh për këmbë të kuruara!

Trendet e thonjve të duarve kanë qenë nga më të shumëllojshmet gjatë këtij sezoni veror, por imagjinoni pak sa bukur duken këmbët e kuruara gjithashtu. Më poshtë zbuloni tre modele për thonjtë e këmbëve, disa prej të cilave me siguri i keni provuar.

Model i thjeshtë

Modeli i parë që ju sugjerojmë është ai i thjeshti, ku ju mund të lyheni vetëm me një ngjyrë. E çelët apo më e errët, kjo nuk ka aspak rëndësi teksa thonjtë tuaj do të duken vërtet të mrekullueshëm. Mos nguroni të provoni ngjyra të guximshme gjithashtu.

‘French’

Modeli i dytë që ju sugjerojmë është ‘french’. Një model që të gjithë njohin dhe duan me siguri, dhe që asnjëherë nuk del nga moda. Me këtë model këmbët tuaja do të duken shumë të kuruara dhe ju mund t’i kombinoni me gjithçka në veshje e këpucë.

Të kuq

E kuqja është një nga ngjyrat që duket se nuk do të dalë ndonjëherë nga moda. Një ngjyrë klasike sa edhe e guximshme, që do të duket mrekulli me një fustan të kuq dhe sandale me rripa të hollë. Mos u çudisni kur të gjithë të shohin drejt këmbëve tuaja teksa mbani këtë ngjyrë.