Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Zemërthyer dhe provokuese, Rina Balaj poston foto nga shtrati!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Së fundmi Rina ka trazuar rrjetin me një foto të saj të postuar së fundmi në Instagram. Në foto bukuroshja duket e veshur me të brendshme ngjyrë të kuqe dhe e shtrirë në krevat, foto e cila duket goxha provokuese ama me shkrimin në foto Rina ka treguar se është zemërthyer dhe kuptohet se akoma e vuan ndarjen nga ish i dashuri i saj, artisti Sinboy, me të cilin kishte një lidhje 4 vjeçare.

buzëkuq i kuq, petale trëndafili, zemërthyerje.. Unë isha Marilyn Monroe e tij

Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.

Me anë të një video të postuar para pak ditësh ku teksa shfaqej tërësisht pa ‘make-up’, Rina krahas u shpreh se tani ka nisur një kapitull i ri për të.