Celebrities Showbiz Top 100 Songs of the Year

“I mbushur me sukses…”/Semi Jaupaj uron dëgjuesit e Top Albania Radio-s për vitin 2025!

“Top 100 Songs Of 2024” , programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.

Një mesazh zanor ka ardhur nga këngëtarja e njohur Semi Jaupaj. Ja urimi i saj për dëgjuesit e Top Albania Radio-s:

Përshëndetje dëgjues të Top Albania Radio, për mua por besoj edhe për ju fundi i vitit është një moment reflektimi dhe mirënjohje për njerëzit që kemi pranë.  Momentet e bukura që kalojmë me ta dhe për dashurinë e tyre që na jep gjithmonë forcë. Uroj me gjithë zemër shëndet, qetësi shpirtërore, lumturi dhe realizim të dëshirave tuaja. Jam e bindur që ky vit do të jetë i bukur. Shumë e bindur madje, i mbushur me sukses dhe momente të paharrueshme pranë atyre që doni. Gëzuar festat me shumë dashuri Semi.