Health & Beauty Tech

Zhvillon trajtimin e kancerit në vetëm 30 ditë, fuqia e inteligjencës artificiale!

Inteligjenca artificiale ka zhvilluar një trajtim për një formë agresive të kancerit në vetëm 30 ditë dhe ka treguar se mund të parashikojë shkallën e mbijetesës së një pacienti duke përdorur shënimet e mjekëve. Studiuesit e Universitetit të Torontos punuan me Insilico Medicine për të zhvilluar një trajtim të mundshëm për karcinomën hepatocelulare (HCC) duke përdorur një platformë zbulimi të ilaçeve të AI (Inteligjencës Artificiale) të quajtur Pharma.

HCC është një formë e kancerit të mëlçisë, por AI zbuloi një rrugë trajtimi të panjohur më parë dhe projektoi një ‘molekulë të re goditëse’ që mund të lidhet me atë objektiv. Sistemi, i cili gjithashtu mund të parashikojë shkallën e mbijetesës, është shpikja e shkencëtarëve nga Universiteti i Kolumbisë Britanike dhe BC Cancer, të cilët zbuluan se modeli është 80% i saktë. Inteligjenca Artificiale po bëhet arma e re kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, pasi teknologjia është në gjendje të analizojë sasi të mëdha të dhënash, të zbulojë modele dhe të parashikojë efektet e trajtimeve.

Ekipi përdori Alpha Fold, një bazë të dhënash të strukturës së proteinave të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI), për të hartuar dhe sintetizuar një ilaç të mundshëm për trajtimin e karcinomës hepatocelulare (HCC), lloji më i zakonshëm i kancerit primar të mëlçisë. Arritja u realizua në vetëm 30 ditë nga përzgjedhja e objektivit dhe vetëm pas sintetizimit të shtatë komponimeve.

Ndërkaq, shumë profesione mund të zhduken pjesërisht, për shkak të avancimit të teknologjisë, në veçanti për shkak të përhapjes së inteligjencës artificiale. Një studim i këtyre ditëve nga universitetet prestigjioze amerikane të Princeton, Universiteti i Pensilvanisë dhe ai i Nju Jorku, ka hulumtuar mbi efektet ndaj punësimit në industritë amerikane të aplikacionit ChatGPT, por më pas u zgjerua edhe në fusha të tjera.