Gjatë rrëfimit emocionues në spektaklin e djeshëm, Valbona Mhilli ka hapur zemrën dhe ka ndarë historinë e saj personale, duke zbuluar momente të vështira që i kanë shënuar jetën.
Ajo rrëfeu se momenti më i rëndësishëm dhe tragjik për të ka qenë humbja e të atit, Tonin Mhillit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik teksa udhëtonte.
Për Valbonën, babai ka qenë gjithmonë mbështetje kryesore, një burim force dhe inkurajimi, dhe humbja e tij i ka ndryshuar jetën rrënjësisht.
Ajo ndau momentin kur filloi punën në radio dhe përballoi sfidat e para, ku vetëm babai i saj e besonte dhe e inkurajonte.
Për Valbonën, një nga momentet më të bukura ishte kur babai i saj u kthye në punë pas një periudhe të vështirë, ishte i lumtur, e gjithë lagjia e festoi rikthimin e tij në punë. Por një tragjedi e papritur ndryshoi gjithçka. Babai i Valbonës humbi jetën në një aksident, dhe ajo e mësoi lajmin tronditës ndërsa ishte në një lokal, kur pa në ekranet televizive lajmin për vdekjen e tij.
Gazetarja përshkroi se pas humbjes së babait, jeta e saj dhe e familjes ndryshoi në mënyrë dramatike. Ajo u detyrua të marrë përgjegjësinë për familjen, duke u bërë mbështetje e vetme për nënën e saj. Ajo tregoi për vështirësinë e asaj periudhe, duke pranuar se kishte shumë probleme të lidhej emocionalisht me mamanë, pasi gjithë bisedat e dikurshme i kishte bërë me babain.
Nuk kam ditur ta dua mamin siç duhet, por tani dua të jem pranë saj, të sigurohem që është mirë dhe e kujdesem për të