Aktualitet

“Valdrin Pjetri”, Meta: Nuk ka nevojë për zgjedhje, të pritet 13 tetori!

Presidenti Ilir Meta, nuk do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës pas dorëheqjes së Pjetrit që erdhi pas akuzave të PD se ai ishte dënuar në Itali, për trafik droge. Meta u shpreh nga Kosova se detyrën do ta mbajë Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, dhe se zgjedhjet jo vetëm për kryeqendrën e Veriut, por në të gjithë Shqipërinë, do të mbahen më 13 tetor. “Zgjedhjet e 13 tetorit janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara, përfshirë këtu edhe Shkodrën. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë, pra Voltana Ademi. Rasti i Pjetrit tregoi që duhet hetim i thelluar mbi funksionimin e institucioneve shtetërore. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë verifikuar shkeljen e ligjit”, tha më tej Meta.