Shitjet e Teslës në Europë vazhdojnë të bien ndjeshëm që prej muajit prill. Regjistrimet janë 5 mijë e 475, krahasuar me 11 mijë e 540 një vit më parë, një rënie prej 52,6%, me pjesën e tregut që ka rënë nga 1,3 në 0,6%. Që nga fillimi i vitit, kompania e udhëhequr nga Elon Musk ka shitur 41 mijë e 677 makina apo 46,1% më pak se e njëjta periudhë në vitin e kaluar.
Tregu i makinave në Europën Perëndimore (BE+EFTA+MB) mbylli katër muajt e parë të vitit në një mënyrë të qëndrueshme krahasuar me vitin 2024. Në prill, regjistrimet ishin 1 milion e 77 mijë e 186, pra 0,3% më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.
Në periudhën katërmujore, pati 4 milion e 459 mijë e 87 ose e thënë ndryshe, 0,4% më pak se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.
Duke parë vetëm Bashkimin Europian, në katër muajt e parë të vitit 2025, shitjet e makinave elektrike me bateri u rritën me 26,4%, duke arritur në 558 mijë e 262 njësi, 15,3% të totalit të BE-së.
Automjetet hibride u rritën me 20,8%, duke kapur 35,3% të tregut dhe mbeten zgjedhja e preferuar për konsumatorët e Bashkimit Europian, siç thekson në një deklaratë ACEA, Shoqata Europiane e Automjeteve.