Modelja e njohur Arbenita Ismajli është pa dyshim një ndër vajzat më të bukura, fytyra e së cilës është shfaqur në produktet e markave më të njohura të veshjeve dhe të kozmetikës.
Së fundmi ajo është ‘demaskuar’ nga një doktoreshë ruse e cila pretendon se Arbenita ka bërë ndërhyrje kozmetike në klinikën e saj. Nëse ende nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë, mund të klikoni këtu për më shumë.
Faqja e klinikës në Instagram ka postuar një foto të modeles para dhe pas ndërhyrjeve në fytyrë duke zbuluar rezultatet e dukshme të punës së tyre.
Modelja pak orë më parë i ka demaskuar duke publikuar në Insta Story mesazhet private që i ka dërguar doktoreshës duke e kërcënuar që të mos japë informacione të pasakta.
Arbenita edhe më parë i ka mohuar akuzat për ndërhyrje kozmetike në fytyrë megjithëse herë pas herë janë publikuar foto ku shihet e kundërta.
Në mesazhet e shkruara, partnerja e reperit Fero kërcënon doktoreshën ruse të fshijë fotot (pasi nuk janë të vërteta por një photoshop i bërë nga klinika) në të kundërt do të përballet me burgun.
“Do të shkosh në burg do ta shohësh. Sapo të shkelësh në UK do të ketë probleme për ty. Mjaft përdore fotot e mija për famë. Janë të gjithë photoshop” -shkruhet në mesazhet e dërguara të modeles për klinikën ruse.