Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të GJKKO për çështjen e kryetarit të Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbetet në burg, ndërsa SPAK ka informuar Gjykatën e Posaçme për hetimet e deritanishme. Veliaj, i akuzuar për korrupsion, u arrestua në datën 10 shkurt 2025.
Gjatë seancës, gjykata u njoh me informacionin dy mujor mbi hetimet e kryera.
LEXO EDHE: Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës!
Sipas Prokurorisë së Posaçme, deri në këto momente janë realizuar 114 veprime hetimore, duke përfshirë kqyrje, kontrolle, sekuestro dhe marrje dëshmish.
Sa i përket masës së sigurisë, nuk ka patur ndryshim — Veliaj do vazhdojë të qëndrojë në masën e arrestit me burg. Proceduralisht, avokatët e Veliajt kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Veliajn, por gjyqtari Erjon Bani e refuzoi, teksa gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kërkuan që masa e sigurisë “arrest me burg” të vazhdojë.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.