Çdo gjë që kanë bërë, ndjerë ose lënë pas dore, do të kthehet me të gjitha pasojat. Ja cilat janë shenjat që do ta ndiejnë më shumë këtë sezon dhe çfarë i pret:
Dashi
Puna e palodhur dhe durimi pa zhurmë do të shpërblehen më në fund. Dashit nuk do t’i duhet të kërkojë vëmendje – suksesi do të flasë vetë. Kjo verë i sjell fitore të merituara dhe ndoshta edhe një shije hakmarrjeje ndaj atyre që nuk e kanë vlerësuar.
Akrepi
Ka rrezikuar, ka sfiduar fatin dhe ka menduar se do t’i shpëtonte pasojave. Por yjet e paralajmërojnë se koha e pagesës ka ardhur. Kujdes me vendimet e nxituara dhe me njerëzit që i ka larguar – kjo verë do t’i kujtojë se gjithçka kthehet.
Ujori
Ide të mëdha, plane të guximshme – por tani është koha për të parë çfarë ka mbjellë. Dashuria, karriera apo zgjedhjet që dikur nuk u kuptuan si duhet, këtë verë do t’i sjellin vlerësime dhe sukses. Njerëzit do ta njohin më në fund atë që vlen.
Një stinë kur yjet do t’u kujtojnë këtyre shenjave: çfarë jep, atë merr!