Ditën e djeshme duket se erdhi një lajm i mirë nga Kina pasi Wuhani, provincë e Hubei rinisi jetën plotësisht duke ju kthyer normalitetit.
Megjithatë vetëm 24 orë pas hapjes janë konfirmuar 63 raste të reja, 61 prej të cilave janë të importuara si dhe 2 viktima, raporton Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Mësohet se janë konfirmuar gjithashtu edhe 56 raste të reja asimptomatik. Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Kinë është 81 mijë e 865.