Bota

Vetting-u, shefja e ONM-së bën bilancin

 

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera, bëri një bilanc vjetor të procesit të Vetting-ut. Sipas zyrtares, “Në më pak se një vit nga e para seancë e verifikimit, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, arritën në 100 vendime”. Gjithashtu, Calavera vlerëson se janë hedhur bazat për institucionet e reja që do të garantojnë vetëqeverisjen e pavarur të gjyqësorit. Ndërkaq, shton se Këshillat e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë kanë mbajtur sesionet e tyre konstitutive.