Aktualitet

Vetting-u, zhvillohen sot seancat dëgjimore për gjyqtarët Faqolli dhe Dvorani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, sot zhvillon seancat dëgjimore me dy gjyqtarë. Ata janë Astrit Faqolli i Gjykatës së Tiranës dhe Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë. Faqolli u bë pjesë e listës prioritare të Vetting-ut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Dvorani është i 6-ti gjyqtar i lartë që i nënshtrohet Vetting-ut.