Aktualitet

Vetvritet i dyshuari, pezullohet Kreu i Komisariatit të Vaut të Dejës

Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, si edhe 3 efektivë policie pas vetvrasjes së 47 vjeçarit në fshatin Barbullush. Familjaret e viktimës bën përgjegjës uniformat blu për ngjarjen, pasi sipas tyre e kanë dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën për grabitjen e një banese dhe pasi u la i lirë disa orë më pas u gjet i vdekur në banesën e tij.