Ekspertët mjekësorë pohojnë se kanë gjetur një alternativë natyrale për viagrën që i shëron problemet me ereksionin dhe është në formën e një kastraveci. Ekspertët në fjalë besojnë se vetitë e kastravecit e përmirësojnë rrjedhën e gjakut në penis gjë që ndihmon në parandalimin e impotencës. Impotenca është paaftësia për të pasur apo mbajtur një ereksion dhe është dukuri mjaft e zakonshme, veçanërisht te meshkujt mes moshave 40 dhe 70 vjet.
Kjo mund të shkaktohet nga një numër i madh i problemeve mjekësore, duke përfshirë ngushtimin e enëve të gjakut, kolesterolin e lartë, shtypjen e lartë të gjakut etj. Përderisa ka një numër të madh të metodave për ta trajtuar impotencën, siç janë ndryshimet në stilin e jetesës, meshkujve zakonisht u përshkruhet viagra nga doktorët.
Megjithatë, tani Nat Hawes, autor i Nature cures, tregon se ushqimet e pasura me citrulline, siç janë kastravecët, mund të ndihmojnë në përmirësimin e impotencës te meshkujt që vuajnë nga shtypja e ulët e gjakut. Kastravecit sjellin edhe përfitime tjera shëndetësore, duke përfshirë mposhtjen e lodhjes dhe stresit. Citrulina konvertohet në trup në një amino acid tjetër të quajtur argini, i cili tani konvertohet në oksid nitrik. Oksidi nitrik i ndihmon enët e gjakut të relaksohen, duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Viagra mund të ndihmojë me burrat që luftojnë me disfunksionin erektil dhe ndoshta kanë vështirësi në ngritjen e penisit. Brenda gjysmë ore nga marrja e Viagrës, burrat mund ‘të hidhen’ përsëri në dhomën e gjumit me besim se gjithçka do të jetë në rregull. Viagra përdoret për të trajtuar disfunksionin erektil (ED), diçka që prek meshkujt e çdo moshe, por është më e zakonshme tek meshkujt e moshuar.
Është vlerësuar se gjysma e të gjithë meshkujve ndërmjet moshës 40 dhe 70 vjeç do të kenë ED deri në një farë mase. Përkufizohet si pamundësia për të arritur dhe mbajtur një ereksion. Që nga debutimi i saj në 1998, Viagra u ka mundësuar miliona meshkujve të marrin kontrollin e jetës së tyre seksuale dhe të lejojnë pak më shumë veprim në dhomën e gjumit.