Tech

Videoloja e re “Hitman” tani e disponueshme në iPhone dhe iPad!

Loja “Hitman” është e disponueshme për iOS dhe iPadOS. Ky është titulli i ri “Hitman: World of Assassination”, një lojë që u lejon lojtarëve të marrin rolin e vrasësit elitar Agent 47. Loja është ridizajnuar plotësisht për kontrollet me prekje, të cilat përdorin taste kontekstuale dhe ndryshojnë dinamikisht sipas situatës në ekran. Për adhuruesit e lojës klasike, ekziston gjithashtu mbështetje e plotë për kontrolluesit e palëve të treta, kështu që përvoja mund të përshtatet sipas preferencave të secilit lojtar.

“Hitman: World of Assassination” është e disponueshme për iPhone 16, iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max, iPad Pro dhe iPad Air me çipin M1, dhe iPad mini më të ri me çipin A17 Pro. Kërkon iOS 18.0 ose iPadOS 18 e më të ri. Për lojtarët e rinj, misioni i trajnimit ICA Facility dhe Dubai Escalation janë të disponueshme falas. 

Ndërkaq, ekipi përgjegjës për narrativin dhe sekuencat e animuara në video-lojërat e kompanisë, Blizzard (Story and Franchise Development – SFD) ka votuar për formimin e një sindikate në bashkëpunim me Communications Workers of America (CWA). Sipas një njoftimi të publikuar më 12 gusht, punonjësit u shprehën për përfaqësim sindikal duke nënshkruar karta autorizimi ose përmes një portali online dhe anëtarët do të jenë pjesë e CWA Local 9510 në Orange County, Kaliforni. Microsoft njohu zyrtarisht sindikatën e sapoformuar.

Kalimi i më shumë kohë duke luajtur videolojëra mund të jetë i lidhur me rritjen e inteligjencës tek fëmijët, ka zbuluar një studim i ri. Ndërsa ndryshimi i vëzhguar në aftësitë njohëse është i vogël dhe nuk vërteton një marrëdhënie të drejtpërdrejtë shkak-pasojë, shkencëtarët e konsiderojnë atë të rëndësishëm. Studimi i vitit 2022 kontrolloi me kujdes variabla të tilla si ndryshimet gjenetike dhe statusi socioekonomik i fëmijëve.