Të dhënat e fundit tregojnë se Battlefield 6 është videoloja më e shitur në SHBA në vitin 2025. E prezantuar më 10 tetor për PC, PlayStation dhe Xbox, loja arriti në më pak se shtatë ditë titullin e prezantimit më të madh në historinë e franshizës DICE. Circana renditi Battlefield 6 si titullin më të shitur për tetorin, duke kaluar lojëra si Pokemon Legends: Z‑A dhe Ghost of Yotei. Videoloja u shit në mbi 7 milionë kopje vetëm në tre ditë, duke e tejkaluar shpejtësinë e shitjeve të Battlefield 5.
Asnjë nga 10 video-lojërat më të shitura nuk ishte IP origjinale, duke treguar forcën e franshizave të njohura. Krahasuar me vitin 2024, kur Elden Ring ishte loja origjinale e vetme në top 10, Battlefield 6 po performon jashtëzakonisht. Për më tepër, titujt Call of Duty vazhdojnë të jenë në top 10, por nuk pritet të tejkalojnë për momentin Battlefield 6. Me shifra të ngjashme me Call of Duty, Battlefield 6 ka gjasa të mbyllë vitin si loja më e shitur e 2025 në SHBA.
Fushata “Stop Killing Games” ka mbledhur pothuajse 1.5 milion nënshkrime për të ndaluar mbylljen e video-lojërave online. Tani organizatorët po përgatiten për një takim me Komisionin Evropian dhe po luftojnë për të drejtat e lojtarëve. Iniciativa po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje, dhe pasi në muajin korrik arriti mbi një milion nënshkrime, tani po i afrohet takimeve kyçe me ligjvënësit evropianë. Sipas portalit Engadget, lëvizja ka siguruar rreth 1.45 milion nënshkrime, të cilat aktualisht po verifikohen nga organizatorët. Qëllimi është të mbrohen të drejtat e lojtarëve dhe të sigurohet qasje e përhershme në videolojëra edhe pasi zhvilluesit ndalojnë përkrahjen për to.