Aktualitet

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Tiranës, pezullohen 12 leje drejtimi

Policia Rrugore e Tiranës vijoi kontrollet gjatë natës për automjetet që lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe për abuzimin me alkoolin nga drejtuesit e tyre. Vetëm gjatë orëve të natës janë vënë në pranga dy persona në kryeqytet pasi qarkullonin me makinëë nën efektin e alkoolit. Gjithashtu policia bëri të ditur se janë pezulluar edhe 12 leje drejtimi për të njëjtin motiv.