Aktualitet

Vijojnë lëkundjet e tokës në Peqin dhe Gjirokastër

Vijojnë lëkundjet e tokës. Tërmetet me magnituda 2.4 e 2.2 u shënuan në orët e para të mëngjesit në Peqin dhe Gjirokastër. Nuk raportohen dëme materiake. Prej datës 4 Korrik, në vendin tonë ka një aktivitet të vazhdueshëm sizmik, sidomos në zonën e Gjirit të Lalzit.