Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në zonën e Thethit, vijojnë që të bien ortekë dëbore. Nëpërmjet një video të postuar në rrjetin social Facebook shihen sesi bora e rënë një rrugë herë pas here bllokon qarkullimin në aksin Bogë-Theth. Sakaq mjetet e pastrimit qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve.
“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin! Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks! Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem’, thuhet në njoftimin e ARRSH.
https://www.facebook.com/arrsh.gov.al/videos/n%C3%AB-bog%C3%AB-theth-vijojn%C3%AB-t%C3%AB-bien-ortek%C3%AB-t%C3%AB-cil%C3%ABt-bllokojn%C3%AB-qarkullimin-%EF%B8%8F-dhe-v%C3%ABshti/333650908705172