Nëntë hotele vijonin aktivitetin në zonat bregdetare të jugut pa u regjistruar te tatimet. Ky është rezultati i kontrollit të detajuar dhe verifikimeve që Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor bëri në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj. 4 prej këtyre hoteleve janë në Ksamil, tre në Himarë, një në Potam dhe një tjetër në Sarandë. Subjekteve iu bllokua aktiviteti deri në formalizimin e biznesit.