Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nisën që prej orëve të para të mëngjesit. Gjatë ditës, pritet që të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e deri mesatar.
Era fryn me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 3-5 ballë.