Numërimi në Lezhë vijon ende.
Nga 245 kuti, janë numëruar deri tani 138 kuti.
Deri më tani PS kryeson me 16932 vota ndaj PD, e cila ka siguruar 16903 vota.
Shqipëria Bëhet del forcë e tretë me 2393 vota, kurse PSD me 1054 vota.
Në rang vendi, janë numëruar 60% e votave, PS kryeson me 52.6%, PD 34%, PSD forcë e tretë. Hyjnë në Parlament edhe “Mundësia”, “Nisma-Shqipëria Bëhet” e Lëvizja “Bashkë”.
Kur janë numëruar mbi 3253 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.6%. Socialistët kanë siguruar deri tani rreth 430 mijë vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34.% ose rreth 278 mijë vota në të gjithë vendin.
Forcë e tretë politike renditet PSD me 3.65% të votave. Socialdemokratët e Tom Doshit kanë marrë deri tani rreth 30 mijë vota në të gjithë vendin. Votat e tjera ndahen mes Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.4%, Mundësia 2.8%, Koalicioni Euroatlantik reth 1.2% dhe Djathtas për Zhvillim 0.37%.
Sipas rezultatit paraprak, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.