BEST OF LIVE FROM TIRANA
I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë Aldor Nini nga Acromax. Ai ka folur më shumë mbi faktin se si Administrata Tatimore ka njoftuar se influencerët shqiptarë nuk kanë deklaruar rreh 33 mln fitime të padeklaruara nga rrjetet sociale. Autoriteti njofton se drejtoria e Hetimit ka nisur hetim ndaj 100 individëve dhe subjekteve për të ardhurat që kanë fituar në Tiktok, Youtube, Facebook, Instagram etj. Por sa të përgatitur jemi ne për një ligj të tillë?
A janë trembur influencerat nga ky ligj?
Ne na kanë ardhur goxha kërkesa nga shumë klientë që na kanë pyetur se sa duhet të deklarojnë, si duhet të deklarojnë, ose a i kanë bërë deklaratat e sakta, se dhe kjo është një pyetje shumë e madhe. Është diçka që nuk e njohin sepse nuk janë përballur më parë me këtë detyrimin që të merren në mënyrë intensive me pikërisht këto deklarata. Nuk ka shumë vite që informaliteti në Shqipëri është ulur. Para tetë vitesh unë nuk kujtohem të kisha parë ndonjëherë ndonjë kupon tatimor në tavolinën e restorantit se kafenesë, gjë që tani ka ndryshuar. Dhe avash-avash do ndryshojë dhe përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e personave të ndryshëm ndaj faktit se ata duhet të paguajnë taksa. Por gjithashtu është për t’u sqruar se shumë nga klientët tanë, nuk po e dëgjojnë këtë temë për herë të parë, sepse ne kemi bërë punë të vazhdueshme dhe në mënyrë të ripërsëritur për t’i disiplinuar ata që të shkojnë të gjejnë një kontabilist, i kemi dhënë dhe ndihma se si të bëjnë deklaratat e duhura dhe sa janë shifrat që ata duhet të deklarojnë. Pra e kemi bërë këtë gjë në mënyrë aktive, në mënyrë që nëse një ditë do të ndodhin këto hetime që po ndodhin, ata të jenë të përgatitur. Pasi detyrimi për të paguar taksat, është në mënyrë primare i atyre.