Aktualitet

Vjedhja e bankës në ish-Bllok, jepet dënimi për të akuzuarit

Dënohen dy autorët e vjedhjes së 200 milionë lekëve nga një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ngjarje e ndodhur para dy vitesh. Për Roland Litin u vendosën 13 vite burg, ndërsa Alan Babameton, 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Autorët u identifikuan dhe kapën përmes analizave të AND-së, pasi harruan një shishe uji.