Vllaznia ka siguruar sot fitoren e katërt radhazi në kampionat, që e ka ndihmuar skuadrën shkodrane të kthehet në kreun e renditjes duke iu bashkuar atje Egnatias.
Shkodranët kanë mundur me shifrat 1-0 Partizanin në Shkodër, falë sidomos një pjese të parë të kontrolluar plotësisht, të finalizuar me një gol shumë të bukur të Kastratit.
Kryeqytetasit u munduan të reagonin në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste para Pohls, por pa pasur aftësinë të shtynin topin në rrjetë. Kësisoj, në fund ishte Vllaznia që festoi tre pikët që e ngjitin përsëri në krye, ndërsa Partizani sheh t’i largohet gjithnjë e më shumë ”Final Four”.
VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0
32′ Kastrati
Ndërkaq, Java e 21-të e Superiores mbyllet nesër me 3 takime. Tirana-Flamurtari e Teuta-Vora në orën 13:30, si dhe dueli Elbasani – Dinamo, në orën 16:30.
LEXO EDHE: Barazimi ndaj Bylis, Tetova: Ndikuan mungesat!/ Josa: Nuk më kënaq barazimi!
Abissnet Superiore, java 21
24.01.2026
Bylis – Egnatia 2-2
Vllaznia – Partizani 1-0
25.01.2026
Teuta – FK Vora 13:30
Tirana – Flamurtari 13:30
AF Elbasani – Dinamo City 16:30
Renditja: