“Ndërhyrja e Rusisë në hapësirën ajrore rumune është edhe një herë një shkelje e hapur e sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit”, sipas presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Rumaninë dhe shtetet anëtare për të mbrojtur territorin e BE-së. Ne jemi në solidaritet me Rumaninë”, Ursula von der Leyen në X.
Gjatë natës, dronë ukrainas goditën një rafineri nafte në Rajonin e Leningradit, Rusi, sipas Ukrainska Pravda.
Gazeta Kyiv Independent raportoi se u godit edhe një uzinë kimike në Krai të Permit, 1,800 kilometra larg kufirit ukrainas. Dje, dronë të inteligjencës ukrainase goditën një tjetër uzinë nafte në Ufa, 1,400 kilometra larg kufirit.
Objektivi i fundit thuhet se goditi një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi. E vendosur në qytetin Kirishi, Rajoni i Leningradit, është një degë e Surgutnaftogaz. Uzina ka një kapacitet rafinimi prej mbi 10 milionë ton naftë në vit dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh duke përfshirë benzinë dhe karburant aviacioni.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ruse, thanë se kanë shkatërruar 80 dronë ukrainas në disa rajone ruse dhe mbi Detin Azov gjatë natës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas ka deklaruar se shkelja e hapësirës ajrore rumune nga dronët rusë është e papranueshme.