Masat ajrore me origjinë Veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin Shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime.
Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit.