Bota Celebrities

Vrasja e Charlie Kirk: Hetimet zbulojnë detaje të reja për autorin e dyshuar! Ai jetonte me…

Ngjarja e rëndë e vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk vijon të tronditë opinionin publik në SHBA, ndërsa detaje të reja po dalin në dritë për jetën private të autorit të dyshuar.

Sipas mediave amerikane, 22-vjeçari Tyler Robinson, i cili akuzohet për vrasjen, jetonte në Utah me partneren e tij transgjinore. Autoritetet kanë bërë të ditur se çifti kishte një marrëdhënie romantike dhe se partnerja e Robinson ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit.

Megjithatë, ajo nuk është nën hetim, pasi nuk ka prova që ta lidhin drejtpërdrejt me ngjarjen.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivet e krimit. Burime pranë autoriteteve theksojnë se dëshmia e saj ka qenë e rëndësishme për ecurinë e çështjes, por ende nuk është e qartë nëse ajo kishte dijeni apo ndikim në veprimet e Robinson.


Ngjarja ka ndezur debate të forta në rrjetet sociale, ku mbështetësit e Kirk po përpiqen të mbajnë gjallë mesazhet e tij politike.

Që pas vrasjes, ndjekësit në llogaritë e tij kanë njohur rritje të jashtëzakonshme: mbi 3.5 milionë në Instagram dhe më shumë se 1.5 milionë në TikTok.

Edhe podcasti dhe videot e tij në YouTube kanë arritur miliona shikime shtesë, duke e kthyer atë në një figurë edhe më të ndjekur pas vdekjes.

Analistët theksojnë se ky fenomen lidhet me jehonën mediatike dhe përpjekjet e komunitetit të ndjekësve për ta shndërruar Kirk në një simbol të kauzave konservatore. Edhe e veja e tij, Erika, ka pranuar se e kishte parashikuar një efekt të tillë, duke thënë se zëri i tij do të mbetet i fuqishëm edhe pas humbjes tragjike.

Aktualisht, përmbajtjet në rrjetet e tij sociale vazhdojnë të shpërndahen normalisht, ndërsa ndikimi i tij në hapësirën publike duket se po zgjerohet dita-ditës.