Gossip

Bashkëshortja e Charlie Kirk, Erika Kirk, është shtatzënë? Rrjeti po shpërthen nga komentet por…

Pas vdekjes tragjike të aktivistit konservator Charlie Kirk në shtator 2025, rrjetet sociale u mbushën me pretendime se bashkëshortja e tij, Erika Kirk, ishte shtatzënë me fëmijën e tretë të çiftit.

Një postim i shpërndarë në Facebook, ku citohej Erika të kishte thënë:

Ky fëmijë është dhuratë, një pjesë e Charlie-t që unë ende e mbaj

-u bë viral dhe u përhap me shpejtësi në media.

Megjithatë, një verifikim i fakteve ka hedhur poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se lajmi ishte i rremë. Burime zyrtare sqaruan se imazhet dhe tekstet ishin të manipuluara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI), të krijuara për të gjeneruar klikime dhe të ardhura nga reklamat.

Një rishikim i fjalimit të Erikës në ceremoninë mortore dhe postimeve të saj publike tregoi se ajo nuk ka përmendur kurrë një shtatzëni të re.

Në deklaratat e saj, ajo është fokusuar te kujdesi për dy fëmijët e tyre – një vajzë trevjeçare dhe një djalë njëvjeçar – duke mos lënë asnjë të dhënë për një fëmijë tjetër në pritje.

Ky rast konsiderohet një tjetër shembull i shpërndarjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale dhe i rrezikut që ato paraqesin për publikun.