Bota

Erika Kirk mban fjalim emocional pas vdekjes së Charlie Kirk! Çfarë i tha vajzës së tyre 3 vjeçare? Një mesazh për vrasësin?

Nga selia e Turning Point USA në Arizona, transmetimi i së premtes nisi me disa minuta heshtje, ndërsa kamera tregonte karrigen e zbrazët të Charlie Kirk.

Më pas, bashkëshortja e tij, Erika Kirk, mori fjalën, duke nisur me një lutje të heshtur dhe duke falënderuar ekipet e emergjencës që u përpoqën ta shpëtonin, si dhe stafin e organizatës dhe Shtëpinë e Bardhë.

Zoti President, im shoq ju donte. Dhe ai e dinte që edhe ju e donit atë

-tha ajo me lot në sy.

Erika falënderoi gjithashtu JD Vance dhe bashkëshorten e tij, Usha, për shoqërimin e arkivolit në Arizona.

Por mbi të gjitha, Charlie i donte fëmijët e tij. Dhe më donte mua, me gjithë zemër. Dhe më siguroi çdo ditë që unë ta dija këtë.

Duke iu drejtuar kritikëve dhe kundërshtarëve politikë si dhe vrasësit të bashkëshortit të saj, Erika Kirk tha:

Nuk keni asnjë ide për zjarrin që keni ndezur tek kjo grua; britmat e kësaj veje do të dëgjohen në të gjithë botën si thirrje lufte. Nëse menduat se misioni i tim shoqi ishte i fuqishëm më parë, nuk keni asnjë ide çfarë sapo keni shkaktuar në këtë vend dhe në botë.

Ajo deklaroi se turneu universitar i Charlie Kirk do të vazhdojë në vjeshtë dhe në vitet në vijim, njësoj si edhe podkasti i tij, duke lënë të kuptohet se trashëgimia e tij politike do të mbahet gjallë.

Në fjalimin e saj prekës, Erika iu drejtua edhe fëmijëve të çiftit, një djalë njëvjeçar dhe një vajzë trevjeçare:

Zemër, babi të do shumë. Mos u shqetëso. Ai është në një udhëtim pune me Jezusin.

Charlie Kirk, 31 vjeç, ishte një figurë kontraverse në politikën amerikane, shpesh i përfshirë në debate të ashpra publike.

Ai mbështeste të drejtat për armë, ishte kundër abortit, kritik ndaj të drejtave të transgjinorëve dhe shpërndante pretendime të rreme për Covid-19.

Figura e tij polarizonte opinionin publik, duke tërhequr njëkohësisht mbështetje të fuqishme dhe kundërshtime të ashpra.