Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë lidhur me ndryshimin e Akuzës, për tre autorët e vrasjes së Marvi Mihalit. Prokuroria kërkonte rikthimin në qeli të tre të rinjve që u lanë të lirë nga gjykata, pasi akuzoheshin për moskallzim krimi. Tashmë, ata akuzohen si bashkëpunëtor në vrasje. Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 Korrikut të kaluar në kryeqytet, si pasojë e një konflikti për një karikues celulari.