Zbardhet vrasja e pak ditëve më parë në Dibër të Madhe ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre 13-vjeçare. Policia e Maqedonisë tha se vajza 28 vjeçare e çiftit të vrarë dyshohet se është autorja e vrasjes së babait, nënës dhe motrës së saj 14 vjeçare. Nga hetimet rezultoi se bashkëpunëtorë në vrasjen e trefishtë kanë qenë edhe dy persona të tjerë. Nuk dihen shkaqet.