Aktualitet

Vrasja në Shkodër, Ademi: Krimi po bën ligjin!

Ndërkaq për ngjarjen në Shkodër reagoi edhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi. Ajo jep alarmin se qyteti që drejton po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin. Kryebashkiakja bën një apel të gjerë për kryeministrin, policinë dhe gjithë aktorët politikë që të ndalin këtë valë kriminale që ka terrorizuar banorët e Shkodrës.