Aktualitet

Vrasjet e fundit në Shkodër, reagon ministri Xhafaj

Ministri i Brendshëm, komentoi vrasjet e fundit në Shkodër. Fatmir Xhafaj vuri në dukje se disa prej viktimave kanë qenë të përfshirë në vrasje të mëparshme, si autorë. Megjithatë Xhafaj theksoi po hetohen krimet me shumë intensitet e përgjegjësi nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe ajo e Shkodrës. Duke bërë një krahasim me vrasjet gjatë qeverisjes së PD-së, ai tha se numri mesatar është më i lartë se gjatë qeverisjes së PS.