Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2025 në një apartament të marrë me qira, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”. Çifti ishte nga Florida dhe ndodheshin për pushime në Shkodër.
Turisti amerikan ka goditur me thikë partneren e tij, e cila ka gjetur vdekjen, ndërkohë që ai është dërguar me ambulancë në spital pasi ka pësuar dëmtime të lehta, në duar, nga mjeti prerës. Si pasojë e dhunës së ushtruar, gruaja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Policia po vijon hetimet.