Aktualitet

Vrau gruan në Shkodër, identifikohet çifti amerikan!

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të krimit në Shkodër ku një shtetas amerikan, i identifikuar si shtetasi Brandon Saporito 57 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, goditi për vdekje me thikë bashkëshorten, Sandra Saporito 54 vjeçe.  Vrasja ndodhi në një banesë të marrë me qira, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Ndërkaq, u zbulua fotoja e çiftit:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S.S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.