Ushtria izraelite nisi një sulm të gjerë ajror mbi pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës. Ministria e Mbrojtjes tha se ofensiva vjen pas përplasjeve serioze në kufi, ku një ushtar izraelit mbeti i vrarë. Menjëherë pas deklaratës, në kufi u përdorën aeroplanë dhe tanke për të sulmuar luftëtarët e Hamasit. Përshkallëzimi i dhunës vjen pas muajsh përplasjesh në Gaza, ku dhjetëra civilë janë vrarë nga snajperë izraelitë.